 |
 |
• FERBETON - U është material aditiv dyshemeje me bazë të çimentos dhe aditivë përkatës që përdoren në funksionin e zmadhimit të rezistencës ndaj hollimit të sipërfaqeve të dyshemesë prej betoni. Me zbatimin e këtij materiali zmadhohen edhe karakteristika të tjera mekanike siç janë fortësia e presionit dhe përthyerja e dyshemeve të betonit.
|
 |
 |
• EPOKON SAMOLIV është material vetëshpërndarës tre-komponent epoksid që përdoret për kushte të vështira të eksploatimit. Reziston ngarkesa të larta mekanike dhe është rezistent ndaj agresioneve të mëdha kimike. Si sipërfaqe dyshemeje ka zonë të madhe aplikimi siç janë: magazina, korridore, hapësira sociale, laboratorë dhe si dysheme në salla të ndryshme industriale si për shembull në industrinë ushqimore, tekstile, të shtypit, kimike etj.
|
 |
 |
• SHTRESË EPOKON G2 është shtresë epokside dy-komponente që përdoret si shtresë përfundimtare e mureve dhe dyshemeve ku është e nevojshme të kryhet mbrojtje nga agresione kimike dhe të fitohet sipërfaqe e vetme monolite dhe e lehtë për pastrim dhe mirëmbajtje.
|
 |
 |
• HIDROLIT është përzierje akrilike-çimentoje dy-komponente që përdoret para së gjithash në vende ku ka nevojë për mbrojtje nga i ashtuquajturi *presion* negativ të ujit. Përdoret për hidroizolim të pishinave, tanke sedimentesh, strehime, sipërfaqje bodrumi, rezervuarë për ujë etj.
|
 |
 |
• HIDROSTOP HS është emulsion special përmbyllës akrilik për mure, çati të rrafshta, bodrume dhe çfarëdo lloj sipërfaqesh të tjera betoni, HIDROSTOP HS është hidroizolim i shkëlqyer. Me një aplikim shumë të thjeshtë fitohet hidroizolim i shkëlqyer.
|
 |
 |
• FLUTEK H585L është super plastifikues dhe reduktues i renditur lart i ujit për beton dhe llaç. Përdoret për mundësim të përpunueshmërisë së mirë ose për reduktim të faktorit ujë-çimento si edhe për mundësim të fortësisë më të madhe për presion.
|
 |
 |
• AKRIL NIVELIT SP është shtresë përfundimtare dy-komponente akrilike-çimentoje vetëshpërndarëse për dysheme e lehtë për mirëmbajtje. Mbi AKRIL NIVELIT SP aplikohen shtresa përfundimtare mbrojtëse BETONAL në nuanca sipas zgjedhjes ose transparente (si llak).
|
 |
 |
• AKRIL NIVELIT P është masë dy-komponente, që siguron mbrojtje të sipërfaqeve të betonit nga shpërbërja e shpejtë. Përdoret në objekte që shërbejnë për qarkullim të lehtë këmbësorësh për përgatitje të shtresave të betonit nëpërmjet të cilave do të inkorporohen shtresa të gatshme betoni (pllaka vinili, pllaka vinfleks, parket, laminate dhe shtresa të tjera). Mbi AKRIL NIVELIT P aplikohen shtresa mbrojtëse përfundimtare në objekte ku nuk përdoren mjete transporti dhe ngarkuese por përdoren vetëm për qarkullim këmbësorësh (salla tekstil, magazina manuale etj.).
|
 |
 |
• AKRIL NIVELIT S - OLMA është shtresë dyshemeje vetë shpërndarëse dy-komponente, përdoret për rrafshimin e sipërfaqeve të betonit si shtresë për vendosje të shtresave përfundimtare të dyshemeve si parket, pllaka qeramike, linoleum, shtresa PVC, tapete, sintelone etj. |
 |
 |
• AKRIL NIVELIT Z është shtresë dy-komponente rrafshuese muresh. Përdoret në objekte ku ka nevojë për rrafshimin paraprak të sipërfaqeve të mureve që duhet të jenë të përpunuara në mënyrë përfundimtare me shtresa epokside siç janë: salla nga industria tekstile, industri ushqimore, salla tregëtare (magazina) garazhe, dyqane tregëtare, sallone ekspozimi, hapësira shkolle, biblioteka, laboratorë dhe hapësira të ngjashme. |