Firma TEHNO HEM doo (shpk) është e formuar në vitin 2002 nga ana e pronaërve të firmës CHEMICAL TRADING LTD nga Selaniku (e themeluar në vitin 1988) dhe KGV doo (shpk) nga Shkupi (e themeluar në vitin 1991), si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar afarist që daton prej vitit 1997.
Në tregun tonë punon si firmë bijë e firmës VELLIS SHEMICALS nga Selaniku, Greqi.
Selia e firmës gjendet në fshatin e mrekullueshëm Oreshan në vetëm 7 km nga Shkupi. Disponon me hapësirë afariste vetjake prej 450 m2 nga të cilat 70 m2 janë zyra. laborator dhe hapësira shoqëruese: 220 m2 hapësira magazinash dhe pjesa tjetër përdoret si pjesë prodhuese. Disponojmë me mjete vetjake transporti, për distribuim të prodhimeve për blerësit tanë.
Aktiviteti i shoqërisë është tregtia e ripromaterialeve.
Në pjesën e tregëtisë në tregun tonë jemi të pranishëm dhe ofrojmë lëndë të para dhe kimikate për prodhim të bojërave dhe llakeut dhe prodhimeve të çimentos. Kemi paletë të gjerë të rrëshirave akrilike (akrilat stirenit, akrilat të pastër, polimerë dhe kopolimerë), rrëshira alkide (vajore të shkurtra të mesme dhe të gjata); pigmente (okside hekuri, okside kromi, kromi, dioksid titani antikorrozive, fluoreshente, të zeza karbonike etj. Gjithashtu ofrojmë aditivë të ndryshëm siç janë dispersantët, kundër formimit të shkumës, tharës, ngurtësues, (celulozë), plastifikues, kalcium stearate etj.
Në dispozicion në firmën qendrore në Selanik kemi laborator të pajisur në mënyrë bashkëkohore për ekzaminim të kualitetit t lëndëve të para që i ofrojmë në tregun tonë. Gjithashtu ekziston mundësi për kontroll të prodhimeve të gatshme të të gjithë blerësve tanë të lëndëve të para që dëshirojnë ta shqyrtojnë kualitetin e prodhimeve të tyre përfundimtare (bojëra dhe llak). Firma tonë qendrore VELLIS CHEMICALS ofrohet në disponim me kapacitetin të saj të madh në njohjen e problematikës për prodhim të bojërave dhe llakeve?, gjithçka me qëllim përparimin e prodhimin e klientëve potencialë ose zgjidhje të çfarëdo lloj problemesh në prodhimin e tyre.
Qëllimi ynë është bashkëpunim afatgjatë me klientët tanë të çmuar nëpërmjet shitjes së prodhimeve dhe shërbimeve me kualitet më të lartë, që mbase edhe e dëshmojmë nëpër të gjitha këto vite ekzistencë në tregun tonë.