Firma TEHNO HEM doo (shpk) është e formuar në vitin 2002 nga ana e pronarëve të firmave CHEMICAL TRADING  LTD nga Selaniku (e themeluar në vitin 1988) dhe KGV doo (shpk) nga Shkupi (e themeluar në vitin 1991), si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar afarist që daton prej vitit 1997.

Në tregun tonë punon si firmë bijë e firmës VELLIS CHEMICALS nga Selaniku, Greqi.

Selia e firmës gjendet në fshatin e mrekullueshëm Oreshan në vetëm 7 km nga Shkupi. Disponon me hapësirë afariste vetjake prej 450 m2 nga të cilat 70 m2 janë zyra,  laborator dhe hapësira shoqëruese: 220 m2 hapësira magazinash dhe pjesa tjetër përdoret si pjesë prodhuese. Disponojmë me mjete vetjake transporti, për distribuim të prodhimeve për blerësit tanë. Në disponim të firmës qendrore në Selanik kemi laborator të pajisur në mënyrë bashkëkohore për ekzaminim të kualitetit të lëndëve të para që i ofrojmë në tregun tonë. Gjithashtu ekziston mundësi për kontroll të prodhimeve të gatshme të të gjithë blerësve tanë të lëndëve të para që dëshirojnë ta ekzaminojnë kualitetin e prodhimeve të tyre përfundimtare (bojëra dhe llak). Firma jonë qendrore VELLIS CHEMICALS ofrohet në disponim me kapacitetin e saj të madh në njohjen e problematikës për prodhim të bojërave dhe llakut, gjithçka me qëllim përparimin e prodhimin e klientëve potencialë ose zgjidhje të çfarëdo lloj problemesh në prodhimin e tyre.


Veprimtaritë e firmës janë tregëti, performancë dhe prodhim. Qëllimi ynë është bashkëpunim shumëvjeçar me klientët tanë të çmuar nëpërmjet shitjes së  prodhimeve dhe shërbimeve me kualitet më të lartë që mbase edhe e dëshmojmë në të gjitha të vite ekzistencë  në tregun tonë.